MENU
klinika

"Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve"

”Vdekje grushtit të shtetit”, Blushi: Asnjë hap pas!

22.02.2020 - 16:10

Zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi ka falenderuar qytetarët shqiptarë të cilët i kanë shprehur mbështetje lidhur me tubimin e 2 marsit.

Blushi thotë se nuk ka asnjë hap pas për Presidencën, duke kërcënuar edhe grushtin e shtetit me ‘vdekje’. Më 2 mars Presidenti Meta ka thirrur një tubim me qytetarët ku ka premtuar se do të nënshkruajë edhe një dekret kundër grushtit të shtetit për të cilën akuzon mazhorancën se po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese me ligje në kundërshtim dhe shkelje të Kushtetutës.

Ditën e djeshme Ilir Meta ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj të cilën e akuzon si aktoren kryesore për botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit për emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese ndërkohë që Meta zgjodhi Marsida Xhaferllarin si gjyqtare.

kolana e librave

Po ashtu Meta ka paralajmëruar se të hënën do ta kallëzojë në SPAK Etilda Gjonajn. Kallëzimi sipas Metës do të jetë për disa vepra penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

  • Statusi i Tedi Blushit:

Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA! #PërKushtetutën #PërShqipërinë