MENU
klinika

Ecuria fantastike

Vetëm Liverpool ka bërë më mirë se Lazio…

18.02.2020 - 12:34

Elozhet për Lazion nuk kanë fund. Gjiganti mediatik Eurosport ka analizuar ecurinë e bardhekaltërve, që tashmë gjenden në vendin e dytë, një pikë pas Juventus. “Shqiponja në qiell po kalon kufijtë”. Kështu e përshkruan Eurosport ekipin e Lazios, që tashmë ka gjithë të drejtën të kërkojë titullin kampion.

Një ekip i fortë, i pjekur, që beson te trajneri dhe ëndërrojnë së bashku. Milinkovic-Savic, Luis Alberto, Acerbi dhe Immobile: katër shtylla të një formacioni, i cili nuk mposhtet prej 19 ndeshjesh. Vetëm Liverpool në Europë ka bërë më mirë se sa Lazio.

Dhe të mendosh që në fitoren e fundit ndaj Interit, për formaconin lacial bashkë me 3 zëvendësimet Igli Tare ka shpenzuar në total 57 milionë euro duke i blerë, teksa mjaftojmë të përmendim Strakoshën të marrë për 75 mijë euro. Ndërkohë që Inter bleu verën e kaluar Lukakun për 65 milionë euro. Shifra që tregojnë grupin e mirë që është formuar.

Por edhe nga individët Lazio ka me se të krenohet. Ciro Immobile ka shënuar 26 gola deri më tani, si askush tjetër në Europë dhe me këtë ritëm nuk është habi që sulmuesi italian të fitojë Këpucën e Artë në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inter bleu Lukakun për 75 mln euro

Igli Tare e ndërtoi këtë Lazio me 57 mln euro