MENU
klinika

Nga Ardi Veliu tek kreu i Gardës

Vettingu/ Këtë javë në ‘provën e zjarrit’ zyrtarët më të lartë të Policisë

03.02.2020 - 10:19

Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të shqyrtojë këtë javë zyrtarët me gradat më të larta në Policinë e Shtetit, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Më 5 shkurt para komisionit të jashtëm të vlerësimit do të dalë Gledis Nano drejtor i antiterrorit.

Po në këtë datë në sitën e vettingut do të dalë edhe komandanti i Gardës së Republikës Gramoz Sako. Në vetting do të kalojë më 6 shkurt edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu. Ndërsa në datën 7 do të kalojë Artan Shkëmbi drejtori i drejtorisë qendrore hetimore. Artan Shkëmbi është një prej 40 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Data për drejtorin e përgjithshëm të policisë

Ardi Veliu në sitën e vettingut

I ndërpritet edhe vettingu

Dorëhiqet drejtori i Policisë Shkencore