MENU
klinika

Pas takimit me ambasadorin gjerman

Vjosa Osmani: Do ta heqim taksën me një kusht

05.02.2020 - 13:50

Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Osmani tha se me ambasadorin gjerman kanë folur për bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti ndërmjet dy parlamenteve. Kryeparlamentarja, gjithashtu njoftoi se ka falënderuar Heldtin për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ia ka dhënë Kosovës dhe se pas konstituimit të institucioneve, tani do të mësojmë edhe më shumë nga demokracia gjermane.

Por, Osmani u pyet nga gazetarët edhe për tarifën e vendosur nga ish-qeveria “Haradinaj”, ndërsa ajo tha se ajo do të zëvendësohet me masat e reciprocitetit.

“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit është prezantuar nga kryeministri Albin Kurti në kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se siç e kemi thënë se tarifa të zëvendësohet me masat e reciprocitetit. Relacionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të bazohen në këtë parim, të cilin e aplikon çdo shtet demokratik.

Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan, Grenell, Serbia duhet ta ndërpresë fushatën e çnjohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut. Ne s’kemi qenë pengesë për dialogun, pra do të punojmë me deputetë të opozitës që të kenë transparencë të plotë në këtë proces, atëherë mund të presimin që të kemi sukses në proces”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë do të thotë fitorja e tij?

A do të jetë Albin Kurti, Tsiprasi i ri i Ballkanit?


Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!