MENU
klinika

"Jemi në fazën e përpjekjeve"

Vjosa Osmani jep shpresë për koalicionin me VV

01.02.2020 - 14:15

Vjosa Osmani ka folur para mediave në lidhje me takimin që do ta zhvillojë kryesia e LDK-së. Ajo ka treguar që ky takim është duke u mbajtur në lidhje me diskutimin e arritjes së një marrëveshje dhe se pëpjekjet janë më intensive se më parë. Osmani ka thënë që tani janë në fazën e përpjekjeve.

“Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se më parë shpresoj të përfundojnë me rezultat të mirë”. Do të deklarohemi pas takimit për të gjitha temat sepse kemi takim konsultativ për temat që janë duke ju interesuar edhe juve”– ka përfunduar Osmani.

Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria. Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Tash janë bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në seancën e 26 dhjetorit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!