MENU
klinika

"Ju bëjmë ftesë të gjithë..."

VV referendum për marrëveshje me LDK

02.02.2020 - 13:13

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë referendum për marrëveshje me LDK-në për Qeverinë.

“Komisioni i Përgjithshëm Zgjedhor i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, konform statutit të saj, sot organizon referendumin për marrëveshjen me LDK-në, për formimin e Qeverisë”– njofton VV.

“Marrëveshjet Qeveritare sipas nenit 28 të Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje! Parashihen që të vendosen me anë të demokracisë së drejtpërdejtë, me parimin një aktivist një votë. Ky referendum do të përfshijë të gjithë aktivistët, të organizuar në të gjitha Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje!.
Ju bëjmë ftesë të gjithë aktivistëve që të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre!
2 shkurt 2020. Lëvizja Vetëvendosje!”– thuhet më tej në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës