MENU
klinika

Një prej xhamive më të vjetra

‘Xhamia e Vogël’ mbi rrënojat e një bazilike

15.02.2020 - 17:45

Xhamia e Fatihut (turqisht: Fatih Camii), e njohur edhe si Xhamia e vogël ose Xhamia e vjetër është një xhami në qytetin bregdetar të Durrësit, Shqipëri.

Xhamia është ndërtuar mes viteve 1502–1503 dhe është emërtuar sipas pushtuesit të Konstandinopojës, sulltan Mehmet Fatihut. Është ndërtuar mbi rrënojat e një bazilike. Nga kjo bazilikë ruhen pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon Shek. XIII- XIV. Xhamia Fatih është një nga xhamitë më të vjetra të vendit tonë, ndërsa sot shfrytëzohet nga Komuniteti Mysliman. Mori statusin monument i trashëgimisë kulturore në vitin 1973.

Histori / Durrës, 1902. Dy foto për xhaminë Fatih.
Burimi: Müfid Yüksel “Bir zamanlar Arnavutluk-Durres/Dıraç/Durazzo Ve Fatih Cami-i Şerifi”.

Nga arkivat më oshtë gjeni dhe një foto historike nga Durrësi i viteve 1900, panoramë nga deti në arkivat osmane.

/ Fotot e marra nga profili i Thanas Mustaqi

“Luna Park”, me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj

Drama shqiptare, në Festivalin e Filmit në Selanik

“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”

Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të

Mundësi për të aplikuar në Guinness

Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe

“Janë 5 valixhe të mëdha me objekte personale”

Ku do ekspozohet trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit?