MENU
klinika

"Rolin e gagaçes do ta qante"

Xhemi Shehu i përgjigjet për herë të parë Alketës

27.02.2020 - 11:27

Pas përfundimit të Festivalit të RTSH-së, portali që drejtohej nga Alketa Vejsiu, lëshoi disa thumba lidhur me njerëzit që komentuan negativisht moderatore.

Një prej tyre ishte edhe Xhemi Shehu, të cilën portali i Alketës e krahasoi me “Gagaçen”, një personazh që imiton Salsano.

Lidhur me këto fjalë, Xhemi zgjodhi të mos bëjë asnjë reagim, duke preferuar të qëndrojë në heshtje, megjithatë pasditen e sotme ka folur pak tërthorazi.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ishte së bashku me Salsanon dhe ky i fundit tregoi se çfarë duhet të ndryshojë moderatorja.

Salsano tha se Xhemi duhet të kujdeset më shumë për veten, megjithatë ajo duhet vlerësuar pasi i kushton më shumë rëndësi fjalës se sa pamjes.

Pas kësaj ka reaguar Xhemi, e cila ka thënë se priorite për të është fjala, pasi nuk dëshiron të ngjajë si gagaçe.

“Jo, te fjala e kam prioritetin, që të mos ngjaj si gagaçe”, i është përgjigjur Xhemi me të qeshura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Epo, s'mund të ishte më bukur

Xhemi Shehu bën ndryshimin drastik në look!