MENU
klinika

Shkaku i zjarrit

Zjarr në një pallat në Tropojë, digjen dy banesa

27.02.2020 - 09:23

Dy banesa në Tropojë raportohet se janë djegur nga zjarri pak pas mesnate. Ngjarja ka ndodhurnë fshatin Cerrnicë rreth orës 00: 30, në një nga pallatet e ish-fermës ku janë djegur dy apartamente në pronësi të shtetasve Dede dhe Gege Sokoli.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz. Zjarrfikësja e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shpëtuarnga djegia banesat e tjera në pallat. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.