MENU
klinika

Paketa emergjente fiskale në Kosovë

130 euro për ata që mbesin pa punë

31.03.2020 - 08:07

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Paketën Emergjente Fiskale nga e cila pritet të mbështeten bizneset, pensionistët, anëtarët e skemave sociale, komunat dhe pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

Mjetet për financimin e paketës emergjente, Qeveria në detyrë synon që t’i sigurojë përmes kredisë në institucionet financiare ndërkombëtare dhe emetimit të letrave me vlerë. Propozim vendimi është votuar në Qeverinë e Kosovës.

Këtu është propozim-vendimi i plotë i Qeverisë: