MENU
klinika

Koronavirusi

Enrique Iglesias humb njeriun e dashur

26.03.2020 - 11:53

Disa orë më parë, këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai thotë se njerku i tij, Carlos Falco ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Biznemeni i njohur spanjoll ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në një spital në Madrid duke mos ia dalë të mposhtë virusin e rëndë.

Koronavirusi i shkaktoi pneumoni të rëndë dhe për shkak të moshës së thyer ai e ka pasur të vështirë të mbijetojë.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!-shkruan këngëtari i njohur në Instragram.

 

Situata në Spanjë është vështirësuar shumë ditët e fundit dhe numri i viktimave ka kaluar edhe Kinën.

Pas Italisë, Spanja është vendi më i rrezikuar nga koronavirusi.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?