MENU
klinika

"Kinema në karantinë"

7 komeditë shqiptare që mirëpriten në çdo kohë

30.03.2020 - 12:12

      Jetojmë në shtetrrethim. Por, kjo si kusht i domosdoshëm për të ardhmen. Teksa kemi lënë gjithçka bënim deri pak ditë më parë, jemi të kushtëzuar për distancën sociale. Rrethohemi tashmë, nga familjarët dhe miqtë e rrjeteve sociale: pra, kemi ende mundësi të jemi bashkë, prej së largu./Konica.al             

Le ta harrojmë për pak, realitetin! Të mblidhemi familjarisht (sigurisht, duke respektuar distancën) dhe të shohim disa nga filmat e komeditë që na bëjnë të qeshim edhe në kohë të vështira.

Për shembull, a nuk do të ishte ide e shkëlqyer,  të zgjedhim një prej titujve të mëposhtëm?

“Pallati 176”

Pallati më i famshëm në Shqipëri, ka qenë dhe do të mbetet ky. Breza të tërë janë dashuruar me Elsën, Fredin, shokun Perikli dhe Jovan Bregun, personazhi i të cilit, është kthyer në krahasimin perfekt për këdo që ndan të njëjtat tipare me të.

 

 

“Beni ecën vetë” (1975)

Kush u lodh ndonjëherë me historinë e Benit të llastuar, vetëm gjatë verës së kaluar në fshat, ia doli të kthehej në djalosh trim e të pavarur?

“Zonja nga qyteti/Zonja nga fshati”(1976)

Aq i famshëm është ky film, sa brezat e rinj mendojnë e njohin Violeta Manushin, si “Teto Ollga”. “Përpjekjet” e vazhdueshme të teto Ollgës, për një “burrë të mirë” për vajzën e saj, Meli, u bënë kaq të dashura për shqiptarët, sa mjafton të përmendësh titullin për të nisur me batutat pafund.

“Shi në plazh”

Çfarë ke bërë nëse nuk ke parë të paktën një herë në jetë komedinë “Shi në plazh”. Kur gjatë pushimeve 15-ditore, moti nis kapriçot dhe shiu s’pushon, do të njihesh me familjarët e kabinës ngjitur.

“Dy herë mat”

“Edhe akullore edhe çokollatë” , “specialist i peshkut dhe midhjeve” apo “Cuk, ti do më vdesësh mua” janë batutat hit të kësaj komedie.

 “Edhe kështu edhe ashtu”

Nëse s’ju kujtohet Alma, që ra në dashuri me këngëtarin në ngjitje, ndërkohë që babai donte ta martonte se s’bën me një diplomat, dëgjoni këtë këngë. Do të mbusheni me optimizëm, për fatin e muajve në vazhdim!

“8 persona plus”

“Ta rrahh kam frikë se më rreh” , “zemra do bëjë të sajën” e shumëëë batuta të tjera dëgjojmë që njerëzit i përdorin çdo ditë. Frymëzimi? Komedia “8 persona plus” me kastin e famshëm të aktorëve si Luiza Xhuvani, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Luftar Paja, Pavlina Mani e shumë të tjerë ka zbukuruar ditët e shqiptarëve për vite me radhë. Përpos humorit, tematika dhe ironia e përdorur janë sot, më aktuale se kurdoherë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit