MENU
klinika

"Receta e mamit"

A jeni gati për të shijuar një kek fantastik me çokollatë fondente?

29.03.2020 - 12:29

Pa më thuaj, a s’të shkoi goja lëng?

  • Persona: 6
  • Koha e përgatitjes: 15 minuta
  • Koha e gatimit: 45 minuta

INGREDIENTËT

  • 1 çokollatë fondente (e thërrmuar imët me dorë)
  • 3 kokrra vezë
  • 3 gota miell
  • 1 gotë kos
  • 1/2 gotë vaj luledielli
  • 1 gotë sheqer
  • 1 zarf vanilje
  • 1 zarf pluhur pjekjeje
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • kripë

UDHËZIMET

  1. Në një tas kombinoni dhe trazoni mirë vezët, vajin dhe kosin.
  2. Në një enë tjetër përzieni miellin, sheqerin, kripën, vaniljen dhe pluhurin pjekës.
  3. Tani i bashkoni të dy masat bashkë duke i shtuar edhe copëzat e çokollatës (jo të gjitha).
  4. Merrni formën e kekut, e lyeni me pak gjalpë gjithandej dhe sipër shtoni masën e kekut.
  5. E spërkasni sipër me copëzat e mbetura të çokollatës.
  6. E fusni në furrë për 45-50 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!