MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka efekte në shikim mungesa e gjumit?

09.03.2020 - 14:19

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A e parandalon vaksina e gripit vetë gripin?

Përgjigjet mjeku: Gjumi konsiderohet shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e qelizave të trurit, qetësimin e trupit dhe shëndetin e syve. Studiuesit e shumtë shprehen se lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa. Gjithashtu zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve.

Problemet që shkaktohen nga mungesa e gjumit

Përtharja e syve. Mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem. Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen më shumë. Gjithashtu edhe përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është tharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.

Glaukoma. Glaukoma është një nga sëmundjet e syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik. Kjo sëmundje konsiderohet si hajdutja tinëzare e shikimit. Një nga shkaktarët e kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose i lartë i gjakut gjatë natës. Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë një rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.

Shëndeti i syve dhe i gjithë organizmit. Gjumi është një element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm. Një gjumë i mirë gjatë natës i jep syve forcë dhe qëndresë. Gjumi ndikon edhe tek përpunimi i ushqyesve në mëlçi, i cili është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.