MENU
klinika

Nga Financial Times

A mund ta përballojë i vetëm një vend këtë pandemi?

26.03.2020 - 15:32

“Evropa do të formëzohet në kriza dhe ajo do të jetë rezultat i alternativave të paraqitura për t’i zgjidhur ato”, tha Jean Monnet, babai themelues i BE-së.

Në fushat e politikave më të rëndësishme për pandeminë e koronavirusit – kujdesin shëndetësor, kontrollin e kufijve dhe politikën fiskale, shtetet anëtare nuk kanë qenë të gatshëm të heqin dorë nga sovraniteti.

E megjithatë është shumë e lehtë për politikanët kombëtarë të fajësojnë BE-në që nuk ka bërë aq sa duhet.

“Duart e BE janë shumë të lidhura “, thotë Agata Gostyńska-Jakubowska, bashkëpunëtore në Qendrën për Reformën Evropiane në Bruksel.

E njëjta gjë mund të thuhet për zonën Shengen. Realiteti është që kombet kanë roje kufitare dhe BE jo.

“Të gjithë mund të pajtohemi që BE-ja nuk ka qenë e guximshme” në këto fusha, thotë Kalypso Nikolaïdis, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin e Oksfordit.

Një përjashtim është Banka Qendrore Evropiane.

Megjithatë, edhe në fushat e tjera, institucionet e BE-së duhet të bashkëpunojnë.

Këto janë fuqi të rëndësishme, pasi ato mund të përdoren për të inkurajuar shtetet që të ushtrojnë autoritetin e tyre kombëtar.

Në vend të kësaj, “ata krijuan më shumë probleme sesa zgjidhnin”, thotë Gostyńska-Jakubowska. Ajo shton se “një qasje e pakordinuar e vë në rrezik tërë tregun e përbashkët”.

Megjithatë, nuk është e dhënë që kjo do të ndikojë në qëndrimet ndaj BE-së negativisht në të ardhmen.

Nëse BE komunikon atë që mund dhe nuk mund ta bëjë mirë, thotë Gostyńska-Jakubowska, “publiku së shpejti do të kuptojë se asnjë shtet anëtar nuk mund të merret me një pandemi të kësaj madhësie i vetëm”.

“BE ka bërë mjaft gabime, por po rritet dhe po mëson shumë shpejt nga gabimet që ka bërë,” beson Gostyńska-Jakubowska.

Gostyńska-Jakubowska mendon se ky mund të jetë një “moment për të rikthyer besimi  brenda eurozonës”.

Ajo gjithashtu argumenton se “një rol themelor do të luhet përsëri nga Presidentja e Këshillit Evropian. Ne duhet të mendojmë për një strategji. Veprimet e pakoordinuara mund të na kthejnë pas në kohë…

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”

Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”