MENU
klinika

Mes tyre, vëllai i Keita

Aksident tragjik, humbin jetën 9 futbollistë

06.03.2020 - 16:44

Bota e futbollit është tronditur sot nga një aksident tragjik që ka ndodhur në shtetin afrikan të Guineas. Një autobus, ku ishte një skuadër e tërë futbolli, përfshirë edhe pjesëtarë të stafit teknik, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shpejtësi të madhe me një pemë, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve.

E gjithë skuadra e Etoile de Guinea, që luan në divizionin e dytë të Guineas, po udhëtonte për në qytetin e Kankan për t’u përballur me Karifamoriah. Në bordin e autobusit ndodheshin 27 persona, ku përfshiheshin katër anëtarë të stafit, shoferi dhe 22 lojtarë të skuadrës.

Një nga trajnerët, nga spitali ka folur për mediet vendase dhe tregon: “Autobusi pati një defekt të rëndë në frena dhe e pati të pamundur të ndalonte. Shoferi arriti të kalojë dy kthesa, por e pati të pamundur në të tretën dhe u përplasëm shumë fort te një pemë”.

Pas identifikimit të viktimave mësohet se njëri prej tyre është vëllai i yllit të Liverpool, Nabi Keita. Almani Keita ishte një prej lojtarëve të këtij ekipi dhe po udhëtonte bashkë me ta, teksa fati ka dashur që ai të jetë në listën e atyre që humbën jetën.