MENU
klinika

Raportimi i mediave greke

Alarm në një shkollë në Greqi, dy nxënës shqiptarë me koronavirus?

06.03.2020 - 16:08

Alarm në një shkollë në Leheo, Korinth, pasi dy nxënës, fëmijë emigrantësh shqiptarë dyshohen për koronavirus.

Bëhet fjalë për dy vëllezër me simptoma të ngjashme, kollë, temperaturë, shenja gripi.

Mediat greke raportojnë se ajo çfarë ka shkaktuar shqetësim në gjithë shkollën dhe zonën është fakti që vëllezërit ishin më herët në një udhëtim në Shqipëri, ku u takuan me babain e tyre që jeton në Italinë Veriore, zonë e prekur thellë nga koronavirusi.

Mjekët e spitalit të Korinthit, ku po testohen nxënësit shqiptarë kanë qetësuar prindërit dhe mësuesit, duke shpjeguar se kanë simptoma të lehta.

Ndërkohë, këshilli i prindërve kërkon të mbyllet urgjentisht shkolla.