MENU
klinika

Për t’u marrë shembull!

Almeda dhe Tolgahan bëjnë gjestin humanitar

26.03.2020 - 11:57

Në këto ditë kur e gjithë bota po përballet me frikën e koronavirusit, gjestet si ai i Almeda Abazit dhe bashkëshortit të saj Tolgahan, janë për t’u vlerësuar.


Mediat turke shkruajnë se ata u kanë ardhur në ndihmë 9 familjeve duke mos u kërkuar qiratë e shtëpive.
Almeda dhe Tolgahan kanë në pronësi 3 shtëpi në Amerikë, 4 në Turqi, të cilat i kanë me qira megjithatë për disa muaj nuk do të marrin asnjë para.

kolana e librave

Mediat turke shkruajë se ata po përpiqen të japin ndihmën e tyre me aq sa munden dhe veprimi është për t’u marrë shembull.

Shumë familje kanë mbetur pa punë për shkak të koronavirusit dhe frika më e madhe e tyre është se do të mbeten jashtë.