MENU
klinika

Autoritetet duan largimin

Tri jahtet ankorohen në Sarandë, ç’kërkojnë kapitenët?

23.03.2020 - 18:48

     Në bregdetin e Sarandës prej dy ditësh janë të ankoruar 3 jahte. Sipas kapitanerisë së Sarandës jahtet janë të së njëjtës kompani.

Kanë ardhur në Sarandë nga Gjilbraltari për t’u furnizuar me karburant.

Furnizimi i tyre është bërë në monitorim nga specialistë të Shëndetit Publik, dhe të pajisur me maska mbrojtëse, ndërkohë që asnjë prej ekuipazhit të jahteve nuk është lejuar të zbresë në tokë. Pasditen e sotme jahtet do të largohen nga Saranda me destinacion Qipron.

Sipas burimeve nga autoritetet e portit furnizimi i jahteve me karburant ka përfunduar dhe u është kërkuar të largohen. Ndërkohë kapiteni i njërit prej jahteve shprehet se për shkak të motit të rënduar me dallgëzim 6-7 ballë veri – perëndim është vështirë lundrimi i tyre, ndërsa kërkojnë largimin mëngjesin e së martës.
Aktualisht jahtet janë të ankoruarë në radë në det, jashtë portit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN