MENU
klinika

Koronavirus

Ankorohen në portin e Durrësit 2 tragete me pasagjerë nga Italia

10.03.2020 - 11:49

Si pasojë e rasteve me koronavirus u pezullua dje lëvizja e pasagjerëve me mjetet e transportit detar nga të gjitha Portet drejt Italisë së Veriut, deri në një njoftim të dytë, konkretisht ndalohet lëvizja e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Tireste-Durrës, vijon puna e trageteve të tjerë.

Mësohet se dy tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar në Terminalin e Trageteve rreth orës 8.00 të mëngjesit të sotëm. Po ashtu pesë anije tregtare me rreth 14 mijë t mallra të ndryshme po përpunohen sot në portin e Durrësit. Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual, bëhet e ditur se në Terminalin Perëndimor po përpunohen anijet “NS Helse” dhe “Eseniya”, që kanë sjellë rreth 6,700 ton xhama gjithsej, si dhe anijet “Frojdi II” dhe “Ak Denisa” që po shkarkojnë bërsi soje dhe melaminë.

Në molin 10 po ngarkohen 1,956 ton makineri në anijen “HC Melina”. Ndërkaq, në radën portuale ka mbërritur anija “Pacific Dalian” me konteinerë. Nga Qendra e e Informacionit, mësohet gjithashtu se në portin e Durrësit priten edhe gjashtë anije të tjera, nga ku do të shkarkohen rreth 16,200 t mallra gjithsej, si gurë mermeri, xhama, çimento, grurë dhe hekur, ndërsa në një prej anijeve do të ngarkohen 5,300 t çimento me paleta për eksport.

Ndërkohë, në lidhje me masat shtesë të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19: Linja Durrës -Ankona -Durrës do të vazhdojë për lëvizjen e mallrave. Ekuipazhet do t’i nënshtrohen kontrollit të rreptë mjekësor dhe regjimit të lëvizjeve të kufizuara.

Autoriteti Portual Durrës dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare bashkërendojnë çdo masë të re me Task Forcën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë në gatishmëri për menaxhimin e situatës. Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

Ndërsa, për çdo paqartësi që lidhet më procesin portual, kontaktoni nëpërmjet LINJËS SË GJELBËR, 08007374.

Transferohen mijëra dosje në kryeqytet

Të gjitha gjykatat e Apelit bashkohen në një të vetme!

"Ndryshon përgjithmonë turizmin në rajon"

Firmoset marrëveshja për “Durrës Yacht & Marina”

Nga grupi i Avdylajt tek vëllai i Rrumit e Plarent Dervishaj

Kush janë ‘të fortët’ që policia u çmontoi kamerat