MENU
klinika

Duhet të ishte starti i sezonit

Anulohet edhe një tjetër garë e Moto GP

26.03.2020 - 20:05

Eventet sportive po anulohen ose po shtyhen një e nga një, teksa mjafton të përmend që Lojërat Olimpike dhe Euro 2020 janë shtyrë për vitin tjetër. Pas Formula 1, edhe botërori i Moto GP ka njohur sot një tjetër shtyrje për shkak të coronavirus.

Organizatorët e garës së Spanjës, që zhvillohet në pistën e Jerez, kanë bërë me dije se gara e planikuar më datën 3 maj nuk do të zhvillohet. Ata shprehen se për shkak të coronavirus, që kohët e fundit është përhapur me ritme të shpejta në vendin iberik, janë të detyruar të anulojnë garën.

konica sportkonica sport mobile

Moto Gp
Moto Gp

Kjo pritej të ishte gara e parë sezonale në Moto GP, pas ribërjes së kalendarit, por edhe ky start i dytë ka dështuar. “Ne do të përpiqemi të nisim botërorin sa më shpejt të jetë e mundur, duke përpiluar një tjetër kalendar provizur”, – thanë drejtuesit e Moto GP.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN