MENU
klinika

Serie A, Java 26

Atalanta “7 ballë” në Lecce, Champions më afër

01.03.2020 - 16:59

Atalanta vijon me surprizat edhe në Serie A, teksa ka fituar thellë 7-2 në transfertë ndaj Lecces. Një sukses që përforcon pozitat në vendin e katërt për bergamaskët, duke lënë pas vetes Roma-n dhe Napoli-n.

Miqtë shënuan 2 gola dhe u duk një ndeshje e lehtë për Atalanta-n, por Lecce nuk stepet dhe arrin të barazojë shifrat në pjesën e parë në 2-2. Një sfidë me ritëm të lartë dhe me skuadrat që luanin hapur.

Por në të dytën vjen furia bergamaske, teksa shënojnë 3 gola njëri pas tjetrit. Njeriu i ndeshjes është Zapata, pasi kishte shënuar në pjesën e parë, realizon edhe dy të tjerë në të dytën. Ndërsa Ilicic është protagonist me gol dhe asist.

Në fundin e ndeshjes vijnë edhe dy gola të tjerë për miqtë. Muril con shifrat në 2-6, ndërsa Malynovski një minuta më pas vulos fitoren e thellë. Nuk është hera e parë që bergamaskët shënojnë 7 gola këtë sezon, pasi i shënuan edhe Torinos. Atalanta ka edhe një ndeshje më pak se rivalët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN