MENU
klinika

"Ishte fyese çdo kërkesë”!

Aurela u drejtohet gazetarëve: Kemi halle më të mëdha!

31.03.2020 - 11:45

Aurela Gaçe u është drejtuar sot të gjitha mediave që i kërkonin një prononcim gjatë periudhës kur ajo ishte e izoluar për 2 javë dhe nuk mund të takonte dot as dy vajzat e saj.

Këngëtarja shqiptare shprehet në një postim të fundit në Instagram, se ka pasur shumë kërkesa nga miq gazetarë që dëshironin ta kishin në programin e tyre, por shprehet se ishin tepër fyese për të.

Ajo shton se ka pasur edhe kërkesa nga fansat që i kërkonin të këndonte në video live, por gjendja e saj shpirtërore e bënte thjesht të pamundur të qeshte e të këndonte”

“Më kërkonin të qeshja, por isha në një periudhë të trishtuar dhe e kisha të pamundur të bëja sikur. Kam dy ditë që jam bashkuar me vajzat dhe gjendja shpirtërore është shumë mië mirë se ç’ishte këto dy javë”. Shprehet Aurela.

kolana e librave

Këngëtarja u karantinua për 14 ditë pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mbrojtur familjen e saj nga çdo situatë.

Statusi i Aurelës:

❤🙏🙏🙏🙏 dy ditet e para,mora kerkesa nga miq gazetare e …i falenderoj që më kuptuan por, pastaj ishte fyese çdo kërkesë!

Me elementarja, pyesim një herë si je, pastaj kërkojmë mbushësa programesh😔! Kuptohej nga kërkesa se as nuk me ndjekin e as kishin dijeni për asgjë nga ato që shkruaja këtu. Thjesht, na trego si po ja kalon 😂😂😂😂. Nejse. Se kemi halle me të medha se këto.