MENU
klinika

Inspektimet për shoferët e rinj

Balluku: 2019-a me numrin më të vogël të aksidenteve

03.03.2020 - 13:20

Vetëm 0.02% e aksidenteve të ndodhura në rrugë gjatë vitit që lamë pas, janë kryer për faj të shoferëve që sapo kanë marrë patentën.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një inspektimi të kryer pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor për të parë ecurinë e shërbimeve online deklaroi sot se monitorimi me kamera për marrjen e patentave është mjaft i rëndësishëm për rritjen e sigurisë në rrugë.

“Monitorimi me kamera të testit teorik për marrjen e patentës është vërtet deçiziv për sigurinë rrugore”, deklaroi Balluku.

2019, tha ajo, shënon numrin më të ulët të aksidenteve nga drejtuesit e automjeteve për herë të parë, pasi vetëm 0.02% e aksidenteve të ndodhura në vitin 2019 janë kryer nga drejtues të rinj të automjeteve.

Çdo vit janë rreth 55 mijë qytetarë që pajisen me patentë për herë të parë nga rreth 70 mijë aplikues.

Sipas ministres Balluku, përmes procesit të monitorimit online të testimit të marrjes së patentave ne garantojmë transparencën për të nxjerrë drejtues automjetesh të cilët nuk bëjnë aksidente në rrugë.