MENU
klinika

"Të merren masa urgjente"

Bashkia Shkodër:Taksapaguesit të përjashtohen nga…

19.03.2020 - 14:13

Bashkia e Shkodrës reagon për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri, duke kërkuar marrjen e masave urgjente.

Bashkia kërkon përjashtimin nga taksa e pronës dhe tarifat vendore për 3 muaj për të gjitha kategoritë e taksapaguesve, si dhe përjashtimin e tyre nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave.

foto galeri

foto galeri

Njoftimi i Bashkisë Shkodër:
Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3, Lagje 4, Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh):

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.