Kancelari austriak Sebastian Kurz lëshoi një deklaratë të dielën, duke përsëritur mbështetjen e plotë të Austrisë për përpjekjet e Greqisë për të mbajtur të paprekur kufijtë e Evropës.
Kurz tha se Greqisë i duhet solidaritet dhe mbështetje e plotë e Bashkimit Evropian në këtë situatë të vështirë, e cila u shkaktua me qëllim nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“BE duhet të ketë unitet dhe të mos tregojë dobësi ndaj Turqisë,” tha kancelari, ndërsa njoftoi ndihmë të mëtejshme për Greqinë në një nivel dypalësh, përtej asaj brenda BE.
Kurz tha se përveç forcimit të Frontex, Austria do të kontribuojë gjithashtu me ndihmë të drejtpërdrejtë për Greqinë.
Vjena tashmë ka vendosur të dërgojë policë dhe oficerë kufitare, si dhe pajisje për të mbrojtur kufirin e tyre grek me Turqinë.
Ai theksoi se gjithçka duhet të bëhet për të siguruar që kufiri grek me Turqinë të mbetet i mbyllur, duke shtuar se ne nuk duhet të kënaqemi në lojërat e Erdoganit.
“BE duhet të mbështesë Greqinë dhe të mos gjunjëzohet para Erdoganit,” vuri në dukje Kurz.
Kurz njoftoi se përveç personelit dhe pjesës materiale, Austria do të mbështesë Greqinë me ndihmë humanitare në vlerë prej një milion euro, për refugjatët që jetojnë aktualisht në ishujt grekë dhe në kufijtë e vendit.
Situata aktuale e kufirit pritet të mbizotërojë bisedimet midis kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe kancelarit austriak Sebastian Kurz të martën në Vjenë.
Të hënën, Kryeministri Mitsotakis do të zhvillojë një takim me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel në Berlin.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica. al