MENU
klinika

Bllokohen 64 mjete

Berat/ Policia gjobit “të fortët” që thyen rregullin

15.03.2020 - 17:00

Në qytetin e Beratit,që prej orës 06:00 të mëngjesi të sotëm është ndaluar qarkullimi i të gjitha mjeteve private në qytet si dhe hyrjet e daljet nga Berati të mjeteve të paautorizuara. Sipas këtij urdhri që vendosi për herë të parë sot në Beratin në “shtetrrethim” në qytet lëvizën vetëm ambulancat, policia dhe mjetet e akredituara dhe të autorizuara nga policia e shtetit.

Por, siç duket ky urdhër nuk u erdhi mirë “të fortëve” të qytetit,që duke qarkulluar me automjete në rrugë u penalizuar nga policia. Efektivë të shumtë të DPV Berat dhe Policia Bashkiake kanë ngritur sot posto-blloqe të shumta në çdo rrugë të qytetit si dhe në hyrjet e daljet e tij,duke gjobitur këdo që nuk ju bind urdhrit dhe duke bllokuar dhjetëra mjete.

Nga ana e DPV Berat janë marrë sanksione të ashpra ndaj të gjithë atyre që nuk respektuan njoftimin e dhënë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve private në qytet,me përjashtim të mjeteve të autorizuara nga Policia si : autoambulancat,mjetet që kryejnë funksione shtetërore etj. 64 gjoba “majme” janë vendosur sot nga shërbimet policore në Berat,ndërkohë që janë bllokuar edhe dhjetëra automjete. Drejtoria Vendore e Policisë Berat,bën me dije se,në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19,policia do të ashpërsojë penalitetet në rrugët e qytetit për të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë ligjin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë