MENU
klinika

Sportelet dhe dyqanet të mbipopulluara

Berat/ Vijojnë grupimet në rrugë

25.03.2020 - 11:05

Totalisht të pandërgjegjësuar për gjendjen e rënduar që po kalon vendi ynë nga përhapja e koronavirusit, beratasit i sheh në grupime të mëdha njerëzish duke bërê xhiro në pedonalen e qytetit e në lulishte. Pjesa më e madhe e njerëzve,sidomos të rinjtë e shfrytëzojnë orarin e lejuar për lëvizje,jo për të bërë blerjet familjare por për të bërë xhiro bulevardit me shoqërinë,sikur të ishte një ditë normale.

Pjesën tjetër të qytetarëve i shih të nxitojnë për të bërë blerjet e nevojshme,për të shkuar në farmaci dhe për të mbyllur pagesat e faturave.Beratasit sot kanë tejmbushur sportelet ku paguhet faturat e dritave dhe të ujit,duke krijuar radhë të gjata dhe grupimet njerëzish në këto sportele. Edhe në banka vazhdon edhe sot po e njëjta situatë pasi shumë njerëz shihen të grumbulluar dhe në radhë të gjata për të tërhequr lekë në bankomate apo për të kryer pagasa a tërheqje në sportelet brenda bankës.

kolana e librave

Situatë me mbipopullime qytetarësh vijon edhe në marketet e supermarketet e qytetit,ku deri më tani nuk dyqanet e fruta-perimeve,ku nuk ka një person përgjegjës për mos lejimin e grumbullimit të qytetarëve,ndërkohë që është respektuar menjëherë urdhri për paketimim me qese të frutave e perimeve.