MENU
klinika

Ish-presidenti i Milanit solidar

Berlusconi, 10 mln euro për luftën ndaj Covid-19

17.03.2020 - 11:52

Italia është vendi më i prekur në Europë nga Covid-19. Plot 28 mijë raste me të prekur nga virusi famëkeq, teksa tashmë numërohen mbi 2 mijë persona që kanë humbur jetën. Përballë urgjencës së koronavirusit, ndërhyrja e Silvio Berluskoni nuk ka munguar.

Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit, ka dhënë ndihmë konkrete në favor të atyre që janë duke luftuar epideminë dhe duke bërë çdo përpjekje të mundshme për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të ndihmuar pacientët e shtruar në spital.

Presidenti aktual i klubit të Monza-s ka vënë në dispozicion të rajonit të Lombardisë, përmes një donacioni, shumën prej 10 milionë eurosh. Shumë kjo e nevojshme për realizimin e departamentit me 400 njësi të kujdesit intensiv në Milano-s.

Por edhe për raste urgjente shëndetësore nëse ka të tilla. Një gjest human ky i Berlusconit, që tregon edhe njëherë jo vetëm anën njerëzore, por edhe solidaritetin dhe përkrahjen ndaj bluzave të bardha. Ndoshta ky veprim i tij do të nxisë edhe të tjerë biznesmenë në Itali apo botë për të lehtësuar sadopak barrën e atyre që po luftojnë pandeminë e krijuar nga Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!