MENU
klinika

Lexoni online...

Biblioteka Kombëtare mbyllet

10.03.2020 - 15:13

Vijojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Ministria e Kulturës ka njoftuar ditën e djeshme, pezullimin e të gjitha aktiviteteve kulturore me pjesëmarrje masive. Po kështu, autoritetet e Bibliotekës Kombëtare kanë lajmëruar së fundmi, mbylljen e ambienteve dhe sallave të leximit, kjo si një prej sjelljeve korrekte të nevojshme për situatën.

Më poshtë, njoftimi i plotë:

#NJOFTIM

Në zbatim të masave paraprake të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e #COVID19 në Shqipëri, renditet edhe:

“Anulohen grumbullimet masive, aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 prill 2020.”

Sa më lart, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur për lexuesit dhe anulon veprimtaritë e kalendarit kulturor nga data 10 mars deri më datë 3 prill 2020.

Ju falënderojmë, për mirëkuptimin!

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët