MENU
klinika

Ulje temperaturash

Bora zbardh Lezhën

24.03.2020 - 09:09

Ulja e temperaturave ka sjellje reshje dëbore edhe në Lezhë. Reshjet kanë nisur mëngjesin e sotëm duke zbardhur qytetin, një gjë e pazakontë kjo duke ju referuar edhe periudhës që jemi.

Reshje bore janë regjistruar dhe në Kukës, Dibër e Korçë, të cilat kanë nisur prej ditës së djeshme. Paraprakisht nuk raportohet për vështirësi në qarkullim.

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites vendi jonë do të paraqitet me vranësira të dendura, por në zonat malore dhe pjesërisht atë të ulët do ketë reshje dëbore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të përkohshëm të motit në të gjithë vendin, duke bërë që moti të ketë herë pas here me alternime kthjellimesh.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale më e ndjeshme rënia do jetë në veri-verilindje të vendit duke luhatur vlerat ditore nga -4°C mëngjesi deri në 12°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit