MENU
klinika

Frika nga përhapja e virusit

Britanisë së Madhe ‘i vihet kyçi’, Johnson me ‘dorë të hekurt’

21.03.2020 - 12:05

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë vendim për “mbyllje” të Britanisë së Madhe nga dita e premte, pasi ka urdhëruar, baret, restorantet, kinematë dhe palestrat që të mbyllin dyert, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Teksa sëmundja COVID-19 përhapet në gjithë botën, qeveri, kompani dhe investitorë janë duke u përballur me krizën më të rëndë të shëndetit publik prej pandemisë së vitit 1918.

kolana e librave

Ai ka thënë se e kupton sa e vështirë është që të ndalohet tradita e britanikëve për të vizituar baret, mirëpo një gjë e tillë tani është kthyer në domosdoshmëri.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka raportuar për 3,983 persona të prekur me koronavirus, pas testimit të 66,976 pesonave.

Shkencëtarët qeveritarë kanë thënë se përhapja e virusit është më e madhe në Londër, pasi disa njerëz nuk janë duke zbatuar këshillin e qeverisë për t’u izoluar. Deri më tani 177 persona kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në Britani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shifrat e kuqe" mbulojnë ekranet

CNBC/ Bursat europiane “humbasin kontrollin”