MENU
klinika

“Po shpikim më të keqen e demokracisë”

Bujar Kapexhiu apel politikanëve: Lironi karriget e vjedhura, ose …

02.03.2020 - 18:07

Artisti Bujar Kapexhiu, mori fjalën në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta, sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Jemi mbledhur për dy veprime, dy ide: Të mbrojme dhe të mos pranojmë, për mbrojtje të ligjit, morali e kundër të keqes. Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie e nuk do të jem, po në caste të vecante jam ndjerë edhe demokrat edhe socialist edhe republican edhe ballist, vetëm për të mirën e Shqipërisë në interesit të Atdheut tim.

Kam jam me të gjithë e kundra të gjithëve, jam me ju që jeni në mbrojtje të ligjit, por jam edhe kundër atyre që tentojnë ta prekin e tjetërsojnë ligjin themeltar për interesa personale. Morëm më të keqen e diktaturës e po shpikim më të keqen e demokracisë. E ka zgjedhur një fqinji im, unë kam zgjedhur që Shqipëria të jetë kështu, kam ngrenë 1 mln shuplaka për ta bërë Shqipërinë si është sot.

Mallkuar qofshin ata që shpikën shuplakat. U bëj thirrje intelektualëve të vërtetë, të gjithë së bashku të mbrojmë atë që është e vërtetë, të mbrojmë Kushtetutën. Të gjithë ne jetojmë në një grumbull gërmadhash, gënjeshtrash të mëdha. Jemi një vend një partiak, i varfër më i rrënuar, i sflitur cdo ditë.
Në cdo fushatë gënjehemi, në cdo Kongres a intervistë, politika e mbushur me pinokë, gënjeshtarë hundgjatë. Ndaj ju bëj thirrje mos u gënjeni, e vërteta mbrohet vetëm nga shpirti juaj e po të jetë nevoja edhe nga grushti juaj.

Politikanë të të gjithë ngjyrave, të shkurtër a të gjatë që janë në shenjëstër, hajdutë e kriminelë, të braktisin karriget e vjedhura se ndryshe do përballen me zemërimin e sovranit. Na lini të gëzojmë begatitë e këtij vendi ku lindëm e duam të vdesim.

Është një podium i ngritur për të mbrojtur demokracinë. Sa bukur do ishte që sot të premtojmë në heshtje, unë nuk do godas, dhe të gjithë së bashku në fushatë e kudo gënjehemi, por të mblidhemi e të luftojmë sic jemi për veten, fëmijët tanë e Shqipërinë.” u shpreh Kapexhiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Implikimi dhe provat kundër murtajës vazhdojnë"

Meta me tone të ashpra: Kam dalë në sheshin e betejës…

Presidenca publikon mesazhin e Kim Mehmetit

“Ja arsyeja madhore për pjesëmarrje masive më 2 mars”