Nuk është një vendim final, por UEFA ka parashikuar dy datat e finaleve të kompeticioneve të saj për klube. Pas vendimit për sa i përket Kampionatit Evropian i cili është shtyrë për verën e vitit të ardhshëm 2021, duket se është marrë edhe vendimi për finalet e Champions dhe Europa League.
Për momentin të dy kompeticionet janë të pezulluara deri në një njoftim të dytë, ndërsa për sa i përket finaleve, janë spostuar për t’u luajtur në fund të muajit qershor. Kështu, finalja e madhe e Europa League, sipas gjasave, do të luhet më 24 qershor, ndërsa finalja e madhe e Stambollit e UEFA Champions League do të luhet me 27 qershor.
Pritet që kampionatet vendore të rinisin në prill, ose më e keqja në maj. Gjithsesi, në këtë situatë që po kalon Evropa nga pandemia e Covid-19, asnjë nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë.