MENU
klinika

Ish-kapiteni i Kombëtares

Cana nga Italia: Krenar për atë që bëri vendi im

31.03.2020 - 21:32

Gjesti i Shqipërisë në ndihmë të Italisë me 30 infermierë dhe mjekë në luftën ndaj Covid-19 vijon jeohën në mediet e vendit fqinj. Lorik Cana, i intervistuar nga “Tuttomercatoëeb”, është ndjerë krenar për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Italisë, një vendi ku ai po jeton aktualisht e ku për shumë vite ka qenë protagonist në fushat e blerta.

Ku jeni aktualisht?

“Në Romë bashkë me familjen, erdha shtatorin e kaluar. Po e kalojmë këtë periudhë duke respektuar rregullat, duke bërë detyrën tonë. Kemi dy fëmijë në shtëpi dhe mundohemi që ata ta ndjejnë sa më pak që të jetë e mundur këtë situatë.

Po pjesa tjetër e familjes?

Kam familjarë pothuajse në të gjithë botën. Mundohem të qendroj në kontakte me të gjithë, në Itali këtu ishim të parët që u shqetësuam. Kur je jashtë, sheh numra të frikshëm dhe të gjithë donin të dinin çfrë ndodhte. Italia shërbeu për të kuptuar se çfarë mund të bëjë ky virus dhe të gjithë janë përshtatur. Por nuk kam parë shumë organizim në vendet e Bashkimit Europian.

Si u ndjetë për ndihmat që po vijnë nga Shqipëria drejt Italisë?

Sigurisht, krenar. Kam marrë me qindra telefonata e mesazhe nga miq italianë. Mundohem t’u them njerëzve, duke qenë ish-futbollist, që të kujtojmë lidhjet mes të gjitha kombeve. Mes Italisë dhe Shqipërisë ka rrënjë të thella ky raport, nuk jemi në Itali vetëm prej 30 vitesh. Pas viteve ’90 Italia u bë shtëpia ynë e dytë, në një periudhë të komplikuar për vendin tonë. Kjo është një betejë e vështirë dhe kjo ndihmë ishte e nevojshme, vetëm për treguar ngrohtësinë dhe mirënjohjen ndaj Italisë.

A mund të mendohet për të rifilluar me futbollin e luajtur?

Është shumë e komplikuar. Ndoshta pas Pashkëve mund të rihapet ndonjë gjë, por shihen gjërat ditë pas dite. Mund të mbyllet sezoni duke luajtur pa tifozë. Unë do të isha që të mundohen të mbyllin këtë kampionat, nëse ekziston siguria të mundohen ta bëjnë një gjë të tillë, edhe në verë.

Por është e vështirë të flitet për futboll kur ka me mijëra persona të infektuar. Futbolli është për njerëzit, nëse mendojnë vetëm për t’u kuruar dhe për të ndihmuar të afërmit e tyre, është e kotë të mendohet për futbollin.

A ka një futbollist të veçantë të cilin e kujton me më shumë afeksion?

Kam debutuar 19 vjeç te PSG dhe kisha atje lojtarë si Ronaldinho, Pochettino, Hainze e Anelka. Ronaldinho ishte special, por edhe Ococha ishte mbresëlënës.

lorik cana marseille

Po nga eksperienca italiane çfarë kujton më shumë?

Finalja e Kupës së Italisë  së 26 majit kundër Romës. Një derbi në finale e Kupës, aty e kemi kuptuar të gjithë sa ishte i rëndësishëm për tifozët.

Po e ardhmja juaj?

Kam krijuar një fondacion për të promovuar sportin në Shqipëri dhe në Kosovë, janë të përfshirë një mijë fëmijë tani. Shpresoj që të bëhem një drejtues në botën e futbollit më shumë se një trajner.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kapiteni kuqezi u drejtohet shqiptarëve

Koronavirusi, Cana këshillon me anë të videomesazhit