MENU
klinika

E thotë presidenti i federatës italiane

Ç’do ndodhte nëse një futbollist del me Koronavirus?

07.03.2020 - 16:18

Ndeshjet në Serie A do të luhen me dyer të mbyllura pa tifoza, ndërsa edhe pë rata që përfshihen në një ndeshje do të kenë rregulla shumë të forta, ku do të mungojnë edhe fëmijët në prezantim apo takimi i duarve.

Vala e të infektuarve vazhdon të mos ulet në Itali, ndërsa numri i viktimave ka prekur shifrën 200. Një situatë e tillë nuk mund të mos lejonte pa përfshirë edhe botën e sportit, e cila nga ana e saj ka marrë masat paraprake.

Alarmi është në ajër dhe kampionati rrezikon ecurinë e tij normale. Cfarë do të ndodhte nëse një futbollist do të infektohej me Koronavirus? Menjëherë do të ndrëpritet kampionati. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina:

“Në rast se një futbollist do të rezultonte pozitiv në analizat për Koronavirus, atëherë nuk mund ta përjashtoj si mundësi edhe ndërprerjen e kampionatit. Për momentin nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sipas programit, luhen në Itali

Koronavirusi, Kombëtarja në hall me miqësoret