MENU
klinika

Të asfiksuar në hotel

Çifti i shahistëve ukrainas vriten në Rusi

06.03.2020 - 17:50

Stanislav Bogdanovic dhe partnerja e tij Aleksandra Vernigora, të dy shahistë profesionistë, u gjendën të vdekur në një dhomë hoteli në Moskë të Rusisë. Siç njoftojnë autoritetet ruse, çifti u gjend i asfiksuar në një dhomë hoteli në një lagje të Moskës.

Të dhënat e para tregojnë se nuk kishin shenja dhunë në trup. Bogdanoviç dhe e dashura e tij i kishin kokat e mbuluara me qese dhe pranë tyre kishte bombola me oksid azoti, ndërkohë hetimet vazhdojnë.

Mjeshtri i madh ukrainas u shpall kampioni i shahut më i shpejtë në vendin e tij në vitin 2013. Ai gjendej në Moskë për t’i përfaqësuar rusët në një kompeticion shahu online kundër Ukrainës, vendit të tij.

“Teksa gjendem për vizitë në Rusi, nuk është mirë që të luaja kundër atyre që më ofrojnë kaq shumë mikpritje,” – sqaronte Bogdanoviç në profilin e tij në facebook në lidhje me vendimin për të përfaqësuar Rusinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjeniu me sindromën e Aspergerit

Bobi Fisher, shahisti i të gjitha kohërave

Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut

Federata Europiane e Shahut

Mjeshtri i Madh shqiptar, drejtor i ECU