MENU
klinika

Hapi rrugën e fitores

Cikalleshi shënon golin e radhës në Turqi

11.03.2020 - 19:43

Sulmuesi i Kombëtares shqitare, Sokol Cikalleshi, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin turk, me fanellën e Akhisarspor, në sfidën ndaj Adana Demirspor. Ky është goli i dytë radhazi dhe i 8-ti në kampionat për sulmuesin kavajas, i cili duket se po rigjen formën e dikurshme.

Në minutën e 29-të, pas asistit të Dizam nga e majta, Cikalleshi goditi saktë në hyrje të zonës me të majtën, teksa zhbllokoi shifrat, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të Akhisarspor.

I gjithë takimi u mbyll me rezultatin 2-3 në favor të skuadrës së Cikalleshit, i cili u zëvendësua në minutën e 92-të për të humbur kohë nga ana e trajnerit në mënyrë që të mbronte fitoren. Akhisarspor ngjitet në vend të katërt, vetëm 2 pikë larg vendit të dytë, që të çon në Superligën turke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Goli i 6 për sulmuesin shqiptar

Cikalleshi rikthehet me gol në Turqi