MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shkaqet e diarresë, të vjellurave dhe dobësise trupore?

13.03.2020 - 09:59

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje, Shqetesimet e mia jane:
– diarre
– te vjella
qe nga dita e Djele deri te Henen ne mengjes. Pastaj u qetesove por shume i dobet fizikisht dhe shume i lodhur. Isha me mire nga darka e te Henes. Kam perdorur:
– toast
– uje
– Gatorade
– supe pule me oriz
Kete mbremje u zgjova ne mes te nates me dhimbje kraharori. Pastaj volla leng jeshile, bile. U lirova. Duhet te shqetesohem me shume apo ishte vec gas? Faleminderit

Përgjigjet mjeku i përgjitheshëm: Te gjitha shenjat e tua tregojne per gastroenterit akut (infeksion akut i zorreve). Zakonisht jane viruset si shkaktare, por nese shenjat nuk rregullohen per disa dite,duhet te kontrolloheni me doktorin tuaj per analiza te metejshme dhe mjekim me specifik.

kolana e librave

Ju keshilloj si me poshte:

ndiqni dieten me banane, oriz, pure molle, buke e thekur
vazhdoni te merrni Gatorade dhe Tresol me shume uje e lengje per te parandaluar dehidrimin
perdorni tasectan ose pepto-bismol per te ndaluar diarrene
Edhe njehere, nese nuk permiresoheni ose do te shtohen te vjellat, duhet te kontaktoni me mjekun tuaj ose te shkoni ne urgjence menjehere pasi mund te vuani nga dehidrim i thelle e ju duhet mjekim intravenoz.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.