MENU
klinika

Kush duhet t'i konsiderojë ato?

Cili është ndryshimi midis vetizolimit dhe vetëkarantinimit

19.03.2020 - 17:43

Vetizolimi është izolim vullnetar në shtëpi nga ata që kanë ose ka të ngjarë të kenë COVID-19 dhe po përjetojnë simptoma të buta të sëmundjes (në ndryshim nga ata që janë të sëmurë rëndë dhe mund të izolohen në spital).

Qëllimi i vetë-izolimit është të parandalojë përhapjen e infeksionit nga një person i infektuar tek të tjerët që nuk janë të infektuar. Nëse është e mundur, vendimi për tu izoluar duhet të bazohet në rekomandimin e mjekut. Nëse keni testuar pozitivisht për COVID-19, duhet të izoloheni.

Ju duhet ta konsiderohet vetizolimin fuqimisht nëse personat:

Janë testuar për COVID-19 dhe janë në pritje të rezultateve të testit

Kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit të ri dhe po përjetojnë simptoma në përputhje me COVID-19 (ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje), pavarësisht nëse jeni testuar apo jo.

NUTLEY, NJ – FEBRUARY 28: A researcher works in a lab that is developing testing for the COVID-19 coronavirus at Hackensack Meridian Health Center for Discovery and Innovation on February 28, 2020 in Nutley, New Jersey. The facility develops novel therapies for some of the worlds most difficult diseases. At least 53 countries have reported cases of infection. (Photo by Kena Betancur/Getty Images)

Ju gjithashtu mund të konsideroni vetizolim nëse keni simptoma në përputhje me COVID-19 (ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje), por nuk keni pasur ekspozim të njohur ndaj koronavirusit të ri dhe nuk jeni  testuar për virusin që shkakton COVID-19. Në këtë rast, mund të jetë e arsyeshme të izoloheni derisa simptomat të zgjidhen plotësisht ose derisa të jeni në gjendje të testoheni për COVID-19 dhe testi të dal negativ.

Vetëkarantinimi është qëndrim vullnetar në shtëpi nga ata që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj virusit COVID-19, por nuk po përjetojnë simptoma të shoqëruara me COVID-19 (ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje). Qëllimi i vetëkarantinimit (si me vetizolimin) është të parandalojë përhapjen e mundshme të COVID-19. Ne ende jemi duke pritur udhëzime të vazhdueshme të shëndetit publik në lidhje me pyetjen se kush duhet të vetëkarantinohet. Kur është e mundur, vendimi për karantinë duhet të bazohet në rekomandimin e mjekut. Vetkarantinimi është e arsyeshme nëse nuk po përjetoni simptoma, por keni qenë të ekspozuar ndaj virusit COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”