MENU
klinika

OKB/ Frikë nga ulja e kërkesës

Çmimet globale të ushqimeve shënuan rënie

06.03.2020 - 09:45

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim (FAO) tha se çmimet botërore të ushqimit kanë shënuar rënie në muajin shkurt për shkak të rënies së mprehtë të çmimit të eksportit të vajrave vegjetarianë, që pjesërisht vjen si pasojë e frikës së koronavirusit që ngadalëson kërkesën globale. FAO tha se për herë të parë në katër muajt e fundit, çmimet e ushqimit shënuan rënie me 1 për qind në baza mujore apo mesatarisht 180.5 pikë muajin e kaluar. Shifra u rrit më tej me 8,1 për qind nga viti në vit.

Çmimiet e vajrave vegjetarianë ranë me 10,3 për qind nga muaji i kaluar, me çmimet ndërkombëtare të vajit të palmës në Malajzi që vazhdojnë të bien më tej për shkak të prodhimit më të lartë nga ajo që pritej, për shkak të një rënie të përkohshme të kërkesës së Indisë për import si dhe shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit të njohur zyrtarisht si Covid-19.

Muajin e kaluar, çmimet e drithërave shënuan rënie të lehtë së bashku me çmimet e grurit, duke reflektuar tregjet e furnizuara mirë, ndërsa çmimet e misrit u tërhoqën përderisa kërkesa nga sektori i ushqimit të kafshëve u thellua në mes të pritjeve të një ekonomie globale të dobësuar. “Në të kundërtën, çmimet ndërkombëtare të orizit u rritën, të shoqëruara nga kërkesa e fortë e blerësve të Lindjes së Largët dhe Afrikës Lindore”, tha FAO.

Nga janari, indeksi i çmimeve të qumështit shënoi një rritje prej 4,6 për qind ndërsa indeksi i çmimit të mishit u ul për 2 për qind, ndikuar nga ulja e importeve nga Kina e ndikuar nga vonesat në trajtimin e ngarkesave në porte. Indeksi i çmimeve të ushqimit është një indeks me peshë të tregtisë që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të mallrave ushqimore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Produktet më të shitura

Nga paniku njerëzit po “zbrazin” marketet