MENU
klinika

Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

23.03.2020 - 14:18

Bilanci rritet me 104 të infektuar, harta e koronavirusit zgjerohet me Vlorën e ShkodrënShqipëria shënon sot 104 raste pozitive me koronavirus. Ndërkohë në harta është zgjeruar dhe me qytetin e Shkodrës dhe të Vlorës.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë – 68 qytetarë
Durrës – 7 qytetarë
Lushnje – 2 qytetarë
Elbasan – 2 qytetarë
Fier – 12 qytetarë
Rrogozhinë – 2 qytetarë
Kavajë – 3 qytetarë
Korcë – 3 qytetarë
Vlorë – 4 qytetarë
Shkodër – 1 qytetarë

kolana e librave

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni"

Rama: Javë e vështirë, po humbasim njerëz

Ministria e Shëndetësisë njoftim urgjent

U raportua i pajetë, por 61-vjeçari pësoi vdekje klinike