MENU
klinika

Faktet thelbësore

COVID-19/ Çfarë duhet të dinë pacientët me hipertension

31.03.2020 - 14:49

Koronavirusi COVID-19 tashmë është në qendër të vëmendjes së gjithësecilit prej nesh si rezultat i shkallës së lartë të përhapjes si dhe komplikacioneve të rënda që mund të shkaktojë tek kategoritë më në rrezik.

Pikërisht për këto arsye COVID-19 përbën një shqetësim më vete sidomos për pacientët me sëmundje të zemrës. Për më tepër personat mbi 65 vjeç me sëmundje koronare të zemrës apo hipertension kanë risk më të lartë për t’u infektuar si dhe të shfaqin komplikacione të rënda.

Si rezultat i problemeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, tek pacientët kardiakë sistemi imunitar mund të jetë më pak i fortë krahasuar me personat e tjerë duke i bërë ata kështu më të rrezikuar për t’u prekur nga viruset apo dhe infeksionet e e rrugëve respiratore.

Sipas studimeve tashmë është konfirmuar që virusi prek drejtpërdrejtë mushkëritë duke vështirësuar frymëmarrjen. Mirëpo, ky përbën shqetësimin primar për ata pacientë kardiakë të cilët kanë patologji të zemrës, e specifikisht insuficencë kardiake pasi zemra e tyre në kushte normale duhet të punojë më shumë për të pompuar gjak të oksigjenuar në të gjithë trupin.

Prandaj, përveç masave që duhet të marrë çdo person i cili nuk ka sëmundje kronike shoqëruese ku si më të rëndësishme përmendim higjenën personale dhe kryesisht higjenën e duarve, për këtë kategori pacientësh mjekët specialistë rekomandojnë kujdes të veçantë, pra:

-Të qëndrojnë në shtëpi
-Të shmangin/kufizojnë kontaktet