MENU
klinika

Meta mesazh Ramës

COVID-19/ “Duhen mirëpritur të gjitha propozimet….”

19.03.2020 - 09:51

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i bën thirrje qeverisë të mirëpresë e studiojë me përgjegjshmëri të gjitha propozimet konstruktive që i vijnë për përballimin e situatës ekonomike dhe sociale të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Sipas Kreut të Shtetit, propozimet duhen mirëpritur në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë.

kolana e librave

“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë. 🇦🇱”, shkruan Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”

Koronavirus/ Izolimi dhe pasojat

Flet eksperti: Pandemia nuk njeh kufij