MENU
klinika

Familja nga Klosi tregon kushtet e tmerrshme

COVID-19, goditja e dytë fatale për të prekurit nga tërmeti

21.03.2020 - 16:43

Situata e krijuar nga koronavirusi ka vështirësuar akoma edhe më shumë jetën e banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Familja Kaceli nga fshati Bel në Bashkinë e Klosit prej 4 muajsh jeton në çadër pasi banesa e tyre u kthye e pabanueshme për shkak të lëkundjeve të forta.

Por me situatën e krijuar nga Covid-19, atyre iu është vështirësuar akoma më shumë jetesa. Mehmet Kaceli thotë se jetesa në çadër po bëhet gati e pamundur, pasi nuk kanë asnjë lloj kushti higjenosanitar, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes.

Dëmtimi i total i banesës ka bërë që kjo familje të mos ketë minimumin jetik për higjenën, ujin apo nevoja të tjera. Mehmeti tregon se uji mungon qoftë për të larë një filxhan kafeje e jo më për ta përdorur në masë siç është e nevojshme për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Familja Kaceli vijon të jetë me shpresën se dikur autoritetet do të kujtohen edhe për ta, në mënyrë që të mos vuajnë dyfish sa të tjerët në këtë situatë të vështirë.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri