23.03.2020 - 10:02
Ditën e sotme Greqia do të kufizojë lëvizjet, me vetëm disa përjashtime, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri Kiriakos Mitosotakis në një fjalim televiziv, tha se ky mund të jetë hapi i fundit që duhet të merret urgjentisht.
“Ne duhet të mbrojmë të mirën e përbashkët, shëndetin tonë,” tha ai.
Nga sot, ata që largohen ose kthehen nga puna, blejnë ushqime dhe ilaçe, ose vizitojnë një mjek, do të lejohen të qarkullojnë në rrugë. Deri më tani në Greqi janë shënuar 15 viktima dhe 324 tq infektuar me Covid-19.