MENU
klinika

Lajmi i trishtë

Covid-19 i merr jetën ish-lojtarit të Atletico Madrid

29.03.2020 - 17:18

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Madridi në Spanjë. Pas ish-presidentit të Real Madrid, sot ish-futbollisti i Atletico Madrid në vitet ’70-ë, Jose Luis Capon, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Lajmi u dha nga klubi bardhekuq, duke shprehur pikëllimin për vdekjen e njërit prej simboleve të klubit spanjoll. Ish-futbollisti i Atleticos luajti me ta për 10 vite duke zhvilluar më shumë se 200 ndeshje në karrierë.

konica sportkonica sport mobile

Ai arriti të korrte sukses të madh në periudhën më të lavdishme të Atleticos, duke fituar 2 kampionate, 1 Kupë të Spanjës, një Kupë Interkontinentale si dhe vendin e dytë në Ligën e Kampioneve në vitin 1974.

Gjithashtu, Capon përfaqësoi Spanjën në 13 ndeshje ndërkombëtare. Vdekja e tij vjen 24 orë pas ndarjes nga jeta të futbollistit të akademisë së Atletico Madrid, Cristian Minchola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U nda nga jeta pak ditë më parë

Kaos dhe dhimbje, humb arkivoli i ish-presidentit