MENU
klinika

Paderborn jep njoftimin

Covid-19, Klaus Gjasula çlirohet nga ankthi

19.03.2020 - 12:24

Pritja dhe pasiguria se janë prekur me Koronavirus mbaruan për klubin e Paderborn në Bundesligën gjermane. Klaus Gjasula nuk është me virusin Covid-19. U kryen 45 teste në të gjithë anëtarët e klubit dhe të gjithë rezultuan negativ, përfshi edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili si të gjithë të tjetër ishte në ankth.

Frika se ndonjëri prej anëtarëve të Paderborn është prekur nga Koronavirusi erdhi si rezultat i testit pozitiv të Luka Kilian më 13 mars, lojtar i Fortuna Düsseldorf me të cilën dy ekipet janë ndeshur së bashku.

Vetëm një ditë më parë u konfirmua i prekur nga virusi famëkeq edhe futbollisti kosovar Valdrin Mustafa. Klubet e futbollit në Gjermani u kanë bërë thirrje lojtarëve, përfshi edhe Klaus Gjasulën që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin një regjim sa i përket anës sportive.

Edhe Gjermania, ashtu si në shumë vende të Europës, shpalli së fundmi gjendjen e vetëizolimit, ndërsa kancelaria Merkel ka bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi dhe për ta fituar këtë luftë së bashku. Sa i përket futbollit, u mendua se ndeshjet do të rifillonin në fillim të prillit, por me këtë situatë edhe në Bundesliga e ka të pamundur të vijoj, ashtu si shumica e ligave të tjerë në Evropë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN