MENU
klinika

Në ceremoninë mortore vetëm familja

COVID-19/ Kosova shënon vdekjen e parë

22.03.2020 - 11:24

Plaku 85- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga koronavirsui në Kosovë. Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.

Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij. Gjithashtu kanë njoftuar se në ceremoninë mortore do të jenë të pranishëm vetëm rrethi i ngushtë familjar.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komunikimit me ministra përmes e-mailave

Koronavirus/ Çfarë parashikon qeveria e Kosovës?

"Gati karantinën për çdo rast"

Koronavirus/ Shtohen masat në Morinë