MENU
klinika

Kush janë donatorët?

COVID-19/ Kosovës i ofrohen rreth 15 mln euro

18.03.2020 - 09:57

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për mediat, ministri i Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia.

Ai tha se javën e ardhshme, në Kosovë do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore-donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Gjithashtu, OBSH ka ndarë një ndihmë në vlerë prej 7 milionë eurove, që do t’i përforcojnë furnizimet në institucionet shëndetësore. Banka Botërore ka ofruar mbështetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid-19 në vlerë prej 7.9 milionë eurove”, tha ministri.

Po ashtu, Vitia tha se kanë filluar edhe donacione të ndryshme në materiale dhe mjetë të tjera të distributorëve lokalë, por edhe individëve si shenjë e solidaritetit me përpjekjet e përgjithshme të përbashkëta kundër Koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komunikimit me ministra përmes e-mailave

Koronavirus/ Çfarë parashikon qeveria e Kosovës?

"Gati karantinën për çdo rast"

Koronavirus/ Shtohen masat në Morinë